Telegrafi

Çiljeta me shpërthim në drejtim të mediave për spekulimet rreth Alban Hoxhës, më pas fshiu postimin

(Foto: Instagram/CiljetaXhilaga)

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është një prej personazheve më të komentuara të shoubizit.

Thashethemet për lidhjen e saj me futbollistin Alban Hoxha asnjëherë nuk janë ndalur.

Ajo kësaj radhe megjithatë ka gjetur veten në ballinat e mediave rozë pasi janë rritur spekulimet se ajo mund të të jetë ndarë nga portieri shqiptar.

Por, në rrjetin social Instagram ka reaguar vet Çiljeta e cila ka mohuar ndarjen dhe ka shpërthyer në drejtim të mediave.

“Te dashura media qe sna late rehat te zgjohemi nga gjumi njeher rehat dhe tna shkoj dita mbare,do tju lutesha shum shifni grate dhe burrat e juaj familjet tuaja se duke u marre me jeten e te tjerve do tju ikin grat e juaja dhe burrat nga duart,un e kuptoj pjesen qe kur je personazh je ne qender te vemendjes per cdo gje dhe normalisht skeni si mbushni gazetat perdit por cdo gje e ka edhe nje limit ndaj do tju lutesha tna leni rehat boll u moret jo vidjo jo u ndan jo u pajtun jo u ndan jo u pajtun prap,sna kan ndar as vidjot e bera me qellime nga kategoria zh e femrave pa nivel dhe asgje kur te ndahemi nga I madh I Zot do tju lajmerojm vete.Dite te mbare te gjithave portaleve sot (sic.)”, ka shkruar ajo.

Çiljeta nuk ka vonuar dhe ka fshirë këtë postim nga rrjetet e saj sociale.

Duket se këngëtarja po kalon një fazë të vështirë emocionale që ndërlidhet ngushtë edhe me Alban Hoxhën.

Çiljeta ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri. /Telegrafi/