Këngëtarja Çiljeta Xhilaga së shpejti do të sjellë në treg një këngë të re.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Alores, një artisti i ri, i cili jeton dhe vepron në Danimarkë.
Lajmin për këtë projekt e ka bërë të ditur vet Çiljeta përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku ndër të tjerash flet edhe për bashkëpunimet e saj të shpeshta së fundmi me artistë të rinj.
Ajo thotë se kjo iniciativë e saj është personale, pasi dëshiron tu ndihmojë dhe t’i mbështes artistët e rinj, që shumë vështirë ngjiten drejt suksese në muzikë.
Kënga e saj e re titullohet “Pa ty jetoj” dhe është punuar nga Elgit Doda, me tekst të Filloreta Raçit. /Telegrafi/