Çiljeta së shpejti do të vijë me projektin e saj më të ri.
Pas bashkëpunimit të suksesshëm me reperin e njohur Noizy, këngëtarja ka zgjedhur dy artistë të rinjë për të sjell projektin e radhës, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për Filloreta Raçin dhe Lil Kolin, me të cilët ka realizuar këngën “Big Booty”.
Kënga, e cila flet për të pasmet është e punuar nga Elgit Doda ndërsa do të vijë e vizuelizuar nga produksioni “Max Production”.
Xhirimet tashmë kanë filluar dhe sipas pamjeve të para Çili do të vijë tejet hot në videon e re, e cila do të publikohet së shpejti./Telegrafi/