Telegrafi

Çiljeta publikon pjesë nga klipi me Estton

(Foto: Instagram/ciljetaxhilaga)

Javë më parë, Çiljeta Xhilaga e paralajmëroi bashkëpunimin me Estton, i cili do të vijë i kompletuar edhe nga ana vizuale.

Në rrjetet sociale, tashmë janë publikuar fotografi dhe video që janë pjesë e xhirimit të videoklipit muzikor.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Çiljeta Xhilaga

Përmes këtij postimi, këngëtarja ka bërë të ditur se realizimi i ri muzikor do të vijë së shpejti para fansave të tyre.

 

Ritheksojmë se në këtë projekt ka dorë autori i hiteve të mëdha, BigBang, ashtu që suksesi është i pritshëm.

Sa i përket anës vizuale, për xhirimin e videoklipit është angazhuar produksuioni ProVideo Albania. /Telegrafi/