Telegrafi

Çiljeta pendohet dhe fshin tatuazhin kryq nga këmba

Foto: Çiljeta Xhilaga/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, e ka treguar gjithmonë se është një myslimane e devotshme.

Ajo ka treguar disa herë se ka besim të madh në Zot, agjëron gjatë muajit të Ramazanit dhe bën gjithmonë lutje.

Mirëpo tatuazhi në këmbën e saj, i cili ishte një varëse me kryq, ishte diçka që këngëtarja e kishte bërë vite më parë dhe pa e menduar mirë.

Tatuazhi kryq që Çiljeta Xhilaga kishte në këmbën e saj

Në kohën kur e kishte realizuar tatuazhin, dhe që ishte penduar, ajo kishte tentuar ta mbulonte atë duke i kërkuar artistes së tatuazhit, që ta bëjë kryqin një diamant – por një gjë e tillë ishte e pamundur dhe vetëm sa do ta përkeqësonte gjendjen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Por pas kaq vitesh, Çiljeta ka vendosur që ta heqë tërësisht tatuazhit, për të cilin është penduar që e ka bërë.

Ajo ka publikuar së fundmi në Instagram një video, ku shfaqet teksa shlyen tatuazhin nga trupi me anë të laserit.

“Më në fund erdhi dita ta heq kryqin nga këmba”, ka shkruar Çiljeta në mbishkrimin e kësaj videoje. /Telegrafi/