Site icon Telegrafi

Çiljeta nuk do vajzë se dëshiron që e gjithë vëmendja të jetë tek ajo

(Foto: Instagram/CiljetaXhilaga)

Një garë e re ka nisur në rubrikën “Për drekë me mua”, mes këngëtares Çiljeta Xhilaga, gazetarit sportiv Alban Xhihani dhe aktorit Gent Hazizaj.

Konkurrenti i parë që tregoi aftësitë e tij në gatim ishte aktori i njohur, i cili i befasoi të gjithë. Jo vetëm se është i biri i një shefeje kuzhine, por më shumë për faktin se i është dashur të mësojë të gatuajë kur ka qenë emigrant në Itali.

“Atje kam mësuar të gatuaj dhe jam tip që gatuaj shpejt dhe madje nuk bëj dhe pis”, tregoi aktori i njohur. Ai përgatiti katër pjata për të ftuarit e tij, edhe pse vetëm tri nevojiteshin për konkurrimin.

Çiljeta Xhilaga tregoi se e sheh veten si nënë djemsh dhe këtë e zbuloi për shkak se dadoja e telefonoi ndërkohë që ndodhej në tavolinë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Çiljeta Xhilaga

“Do i bësh një motër ose vëlla Fernarndos, që të mos e lesh vetëm?”, e pyeti Blerina Bombaj.

Këngëtarja, duke theksuar që po bënte shaka, tha: “Unë shoh veten si nënë çunash jo si nënë gocash. E di pse nuk dua gocë? Se dua që të më përkëdhelë gjithë jetën burri mua, jo të ma marrë dashurinë goca pastaj”.

Ndërsa dietologia Bombaj rrëfeu: “Kam punuar kameriere dhe jam kënaqur. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur që mua më ka mësuar më shumë në jetë në lidhje me komunikimin, shërbimin dhe natyrën njerëzore”.

Pas kamerës u zbulua se ajo kishte punuar jo pak, por pesë vjet si kameriere në një nga restorantet më të njohura në Athinë. Kjo ka ndodhur ndërsa ishte studente në Greqi dhe paralelisht shkollës i duhej të punonte.

Gjatë bisedës, ajo zbuloi gjithashtu se ëndrra e fëmijërisë nuk ka aspak lidhje me atë çfarë bën sot. “Kam dashur të bëhem balerinë, por për fat të keq m’u ndërpre në mes kjo ëndërr”, tregoi dietologia Bombaj.

Nga ana tjetër gazetari sportiv rrëfeu se ëndrra e tij e fëmijërisë ka qenë të bëhet pilot. Komentatori Alban Xhihani e kujtoi ëndrrën e tij, duke thënë: “Kam dashur të bëhem pilot, por kisha një problem se më thonin që s’ke për t’u bërë kurrë se të zë makina”.

Kjo pasi kishte dëgjuar se prova kryesore për t’u bërë pilot ishte rrotullimi brenda një sfere e më pas rrotullimi në të. “Aty thashë s’paskam për t’u bërë kurrë. Por problemi është që kur mësova makinën pashë që s’me zinte makina. Më erdhi keq që nuk insistova” , tregoi ai gjatë rubrikës “Për drekë me mua”./tvklan.al/

Exit mobile version