Telegrafi

Çiljeta mohon spekulimet për ndarje me video nga vetura

Mediat shqiptare kishin raportuar se Çiljeta Xhilaga ishte ndarë nga i dashuri i saj, Alban Hoxha.

Megjithatë, këto spekulime u bënë më të forta pasi si motive të ndarjes u cituan tradhëtia, kurse tash ka reaguar vet këngëtarja.

Përmes një postimi ajo ka reguar dhe ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet.

Ajo shihet në veturë me Albanin duke dëgjuar pikërisht një Alban tjetër, këngëtarin Alban Skënderarj, duke mohuar kështu këto thashetheme.

Alban Hoxha

Dyshja duket se janë bashkë dhe më të lumtur se kurrë.

Nuk dihet nëse Çiljeta po planifikon që të krijojë familje me Albanin.

Ndryshe Çiljeta është distancuar pak sa nga muzika duke u fokusuar në jetën private. /Telegrafi/