Telegrafi

Çiljeta: Mezi po pres që të takohemi sërish muaji i madhërishëm, Ramazan

Ajo konsiderohet si një ndër femrat më të bukura të botës së shoubizit shqiptar.

Bëhet fjalë për Çiljeta Xhilaga, e cila ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor para fansave të saj.

Por, bukuroshja ka qenë mjaft active në rrjetet sociale duke sjell imazhe, video dhe mesazhe të ndryshme.

Së fundi, ka publikuar foto dhe këshilla islame, duke befasuar të gjithë pasi që më parë nuk e kishim shikuar në këtë formë.

Ajo ka treguar se këtë vit po agjëron dhe se kjo është në saje të një myslimani që e kishte bindur për të agjëruar.

Lexo po ashtu Çiljeta me një këshillë islame se si mund ta siguroni parajsën

Por, këngëtarja gjatë ditës së sotme ka pohuar se mezi pop ret që edhe vitin e ardhshëm të agjërojë.

Ndryshe, zeshkania pritet që në vazhdim të vitit kalendarik do të sjell këngë të reja dhe do të mbajë koncerte. /Telegrafi/