Telegrafi

Çiljeta mbulohet për Ramazan

Sot (e premte) për besimtarët myslimanë në mbarë botën ka nisur Muaji i Shenjtë i Ramazanit.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ka treguar shpesh në intervista se është një myslimane e devotshme.

Ajo ua ka bërë të ditur fansave të saj se do të agjërojë edhe këtë vit, teksa publikoi një imazh në InstaStory, ku shfaqej me mbulesë.

Foto: Çiljeta Xhilaga/InstaStory

Gjithashtu, këngëtarja nga Shqipëria hodhi në Instagram edhe një video, ku shfaqej një interpretim i një kënge me motive fetare.

Në mbishkrimin e kësaj videoje, Xhilaga uronte ardhjen e Muajti të Ramazanit, teksa pati disa fjalë për fillimin e këtij muaji të shenjtë.

“Mirë se erdhe Ramazan. Ramazani është mëshirë, mirësi nga AAllahu. Agjërim të mbarë të gjithëve, Allahu na pranoftë lutjet e na mbushtë zemrat me mirësi, na i pastroftë zemrat tona e ia bëftë rrisk tërë botës anë e mbanë, t’jua hap zemrat për namaz e agjërim. Dashuria për Allah është fitorja jonë”, kanë qenë fjalët e këngëtares.

Përndryshe, ashtu si gjithë kolegët e saj, Çiljeta është detyruar kohëve të fundit të ndërpresë çdo aktivitet muzikor shkaku i pandemisë globale COVID-19. /Telegrafi/