Site icon Telegrafi

Çiljeta: Kam 10 vite që agjëroj

Çiljeta Xhilaga (Foto: Instagram/ciljetaxhilaga)

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, është përfolur mjaft shumë vitin e kaluar për shkak të një postimi në rrjetet sociale.

Ajo kishte shkruar rreth fesë islame dhe se si ajo pret që të agjërojë muajin e shenjtë të Ramazanit. E ftuar në Ftesë në 5 të Top Channel, Çiljeta ka treguar më shumë rreth kësaj teme, teksa tregon edhe se si falet.

“Është një natë që nuk duhet humbur sepse ne e presim gjithë vitin që të vijë. Edhe ato që nuk dinë të falen, sugjeroj të rinjtë të vendosin sot kokën në sexhde (pjesë e riteve fetare islame) dhe të luten, sikurse dhe një bismilah. Dëgjoj shumë të rinj që thonë jo po nuk di të falem dhe është e vështirë për të mësuar rekatet e namazit. Lutjet kryesore që unë them, janë që të kem një fëmijë të mirë, të jemi mirë me shëndet dhe të na ruaj zoti nga çdo gjë e keqe”, ka theksuar këngëtarja.

 

Më tej, Çiljeta deklaroi se kjo nuk është hera e parë që ajo agjëron dhe se e mban Ramazanin qe 10 vite.

“Nuk është se kam ndryshuar unë kështu kam qenë gjithmonë, kam kuptuar që ne jemi në dorën e Zotit, jemi kalimtarë, ta kalojmë ditën duke qeshur. Sa më shumë të jenë njerëzit me namaz, aq më mirë do të ishte. Unë kështu kam qenë prej vitesh, nuk është hera e parë që agjëroj, kam 10 vite që e bëj”, është shprehur ajo.

Vitin e kaluar këngëtarja ka fshirë tatuazhin në formë kryqi, duke u kthyer plotësisht nga feja myslimane. /Telegrafi/

Exit mobile version