Telegrafi

Çiljeta ka kryqin tatuazh, por mbulohet gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe agjëron (Foto)

Çiljeta Xhilaga është njëra prej këngëtareve më të dashura të skenës.

Ajo është shquar gjithmonë për sensualitetin dhe trupin e saj, në të cilin ka edhe një tatuazh mjaft të veçantë.

Lexo po ashtu Yjet shqiptarë urojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit (Foto)

Në këmbën e djathtë të saj, këngëtarja Xhilaga ka të vizituar një kryq, tatuazh ky të cilin e kishte bërë vite më parë.

Në disa intervista, Çiljeta është shprehur se është penduar për këtë gjë, madje kjo kishte ndodhur gjatë kohës kur artistja po i realizonte tatuazhin, dhe në atë moment Çiljetës i është kujtuar feja dhe ka thënë: “Mos, po unë jam myslimane”.

Kishte kërkuar më pas që atë kryq ta shndërronte në një diamant, por pa sukses! Do dukej thjeshtë një njollë e madhe e zezë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Mirëpo, këngëtarja shprehet se Zoti i fal të penduarit, ndaj shpreson që të njëjtën gjë ta ketë bërë edhe me të.

Përndryshe, ajo është shfaqur disa herë e mbuluar, teksa ka treguar se është një myslimane e devotshme dhe agjëron në Muajin e Shenjtë të Ramazanit. /Telegrafi/