Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.
Ndonëse ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë pritet që së shpejti, ajo të sjellë diçka të re për fansat e saj.
Çiljeta është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video nga retrospektiva në rrjetin social Instagram, ku tregon pjesë nga koha kur aktronte në filmin “Ishte koha për dashuri”.
“Kur shikon veten 16 vjet me pare, “Ishte kohe per Dashuri” me regji nga Ylli Pepo dhe fraza ime preferuar ne gjithe filmin esht Floriiiii ku po shkonnnn”, ka shkruar Xhilaga në mbishkrimin e videos.
Mes shumë komenteve që ka marrë nga ndjekësit e saj, një prej tyre ka qenë edhe kritikë për ndryshimin që ka bërë në hundë.
Në përgjigjen e saj drejtuar fanses, këngëtarja shkruan se është penduar për këtë ndërhyrje, ndonëse nuk ka shumë ndryshim, por që tani është vonë për gjithçka.
Kjo nuk është ndërhyrja e vetme që ajo ka bërë, pasi kohë më parë, Çiljeta kishte zvogëluar edhe gjoksin. /Telegrafi/