Dyshja e famshme Çiljeta dhe Noizy kanë publikuar projektin e tyre të shumëpritur.
Pas një pune të gjatë, artistët kanë arritur të finalizojnë këtë projekt, i cili rikthen Çilin në skenë pas një pauze, transmeton Telegrafi.
“Gangsta love” titullohet kënga që së pari u publikua vetëm në versionin audio, për të vazhduar disa orë më vonë me videoklipin, i cili është shumë i rrallë për skenën muzikore shqiptare.
Pjesë të këtij videoklipi, që më shumë mund të quhet një film i shkurtër, janë edhe djali i këngëtares Fernando dhe vajza e Inis Gjonit, Coco Antonel Andoni.
Për këtë projekt të jashtëzakonshëm kanë punuar një ekipë shumë e madhe njerëzish. /Telegrafi/