Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, është njëra ndër të cilat gjithmonë mbështetë artistët e rinj.
Kështu ka bërë edhe kohët e fundit, ku ka paralajmëruar një bashkëpunim me këngëtaren Marsi.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Çiljeta ka lajmëruar se tashmë një projekt i tillë është në dispozicion për ndjekësit e saj.
“Je ti uji në sahar, je ti dashuri pa fjalë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos.
Ndërkaq, Mars është një artiste e re e cila njihet për interpretimet dhe mbrëmjet muzikore ‘live’, e që dëgjohet në masë të madhe.
“Mke Harru” titullohet projekti i dyshes, që është realizuar nga producenti Bo Beatz, ndërsa teksti nga Mars dhe Petro Xhori.
Me veshje mjaft ekstravagante, artistet shqiptare janë shfaqur mjaft atraktive, për të cilat është përkujdesur Pro Video.
Kënga është publikuar në të gjitha platformat digjitale, dhe menjëherë ka marrë klikime të konsiderueshme në platformën YouTube. /Telegrafi/