Site icon Telegrafi

Cilin vend e do shumë Bebe Rexha? (Foto)

Këngëtarja Bebe Rexha së fundmi është mjaft e angazhuar me koncerte në Los Angeles.

E derisa është e angazhuar me punë, ajo po gjen kohë pak edhe për pasionin e saj, udhëtimet. Në një intervistë të dhënë vite më parë, këngëtarja shqiptare ka treguar se kur ishte e vogël, i pëlqente shumë të udhëtonte.

Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë personale në Snapchat, një foto ku shihet në Disney Land, në Los Angeles.

“E dua Disney Land, përgjithmonë”, ka shkruar këngëtarja duke bërë me dije kështu se është një nga vendet e saj të preferuar.

Në njërën nga fotot, Bebe shihet teksa shoqërohet me një mashkull, por që nuk ka treguar se kush është. Dihet se tash e një vit këngëtarja është në lidhje por që nuk e ka bërë publike./Telegrafi/

Exit mobile version