Site icon Telegrafi

Çilimanov pyet shqiptarët në Maqedoni nëse do ta ndërrojnë fenë për anëtarësimin në BE (Foto)

Cvetin Çilimanov, gazetar dhe publicist maqedonas, i njohur për qëndrime kontraverze, ka dhënë pikëpamjet e tij se përse rajoni, ku bën pjesë edhe Maqedonia, nuk anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, Qirpoja e ka bllokuar Turqinë, me arsyetimin e bashkimit të ishullit, por arsyeja e vërtetë është aspekti i popullsisë myslimane të Turqisë.

Çilimanov flet edhe për Maqedoninë, madje thotë se edhe ky vend, ku sipas tij, popullsia myslimane qenka 30%, nuk do të anëtarësohet në BE, jo për shkak të korrupsionit, krimit, por për shkak të këtij fakti të popullsisë myslimane.

Gazetari shprehet se shqiptarët fajësojnë maqedonasit për mos ndryshim të ermit dhe pengim të anëtarësimit në BE.

Ai thotë se fatin e njëjtë e ndan edhe Shqipëria, pasi që atje paska 60% myslimanë.

Çilimanov shkon më tutje sa që pyet shqiptarët nëse do ta ndërrojnë fenë për të hy në BE, pasi që Zaevi pritet ta ndërrojë emrin e shtetit./Telegrafi/

Exit mobile version