Mos i injoroni këto simptoma në shtatzëninë e hershme
Shtatzënia fillon me simptoma të shumta të cilat janë tërësisht normale, edhe pse janë të pakëndshme. Mirëpo, disa simptoma që shfaqen mu në fillim të shtatzënisë, assesi nuk duhet t’i injoroni, sepse mund të tregojnë komplikime serioze.
Duhet të jeni të vetëdijshme për simptomat potencialisht të rrezikshme, posaçërisht nëse shfaqen papritur dhe zgjasin shumë, është mirë që në kohë të shkoni për një kontroll te mjeku juaj dhe të siguroheni a është gjithçka në rregull, transmeton Telegrafi.
Këto dukuri të shtatzënisë së hershme assesi mos i injoroni:
Gjakrrjedhja apo rrjedhja që ka ngjyrë të kafenjtë
Shumë gra kanë rrjedhje të butë apo njolla në shtatzëninë e hershme, pa probleme (gjakrrjedhja mund të ndodhë kur qelizat e ngjizura vezore implantohet në mitër, përafërsisht deri në 12 ditë pas ngjizjes).
Njollat vagjinale apo gjakrrjedhja, të cilat duken si fillim i ciklit të butë mund të jenë shenja të para të abortit apo mund të sinjalizojnë shtatzëninë ektopike apo molare.
Gjakrrjedhja mund të jetë e çastit apo e vazhdueshme, e vogël apo e madhe. Gjithsesi nuk është dukuri normale dhe tregon për komplikime të mundshme.
Dhimbja
Një dhimbje e lehtë barku me ngërç në shtatzëninë e hershme shpesh nuk është shkak për shqetësim (implantimi mund të shkaktojë ngërçe të lehta në shtatzëninë e hershme). Megjithatë, nëse keni ngërçe së bashku me simptoma të tjera, të tilla si gjakderdhje, ose ngërçet janë të rënda, mund të jetë një sinjal i një problemi serioz. Për shembull:
▪ Nëse keni ngërçe, dhimbje të vazhdueshme abdominale ose dhimbje të mprehta, ose ndjeni më shumë presioni në legen ose dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës të shoqëruar me gjakderdhje, kjo tregon një abort.
▪ Dhimbje kudo në bark ose legen – qoftë e lehtë dhe e ndërprerë ose e papritur dhe e rëndë – mund të sinjalizojë një shtatzëni ektopike. Dhimbja mund të përkeqësohet kur jeni aktiv, keni jashtëqitje ose kollë.
▪ Dhimbja në shpatull, sidomos kur jeni shtrirë, mund të jetë simptomë e një këputjeje të shtatzënisë ektopike, e cila kërkon një vizitë urgjente në spital.
▪ Një shtatzëni molare mund të shkaktojë dhimbje barku dhe presion ose dhimbje në legen, si dhe të përziera e të vjella të rënda. /Telegrafi/