Telegrafi

Cili ishte reagimi i Klopp kur Mourinho i tha që skuadra më e mirë humbi

(Foto: Screenshot/Twitter/Football Tweet)

Jose Mourinho është i njohur për deklaratat interesante dhe tërheqjen e vëmendjes gjatë ndeshjeve të futbollit. Kështu që nuk ka bërë përjashtim as në kryendeshjen e kësaj xhiroje, ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur, të cilën e fitoi kampioni me rezultat 2-1.

Redsat e dominuan sfidën sa u përket statistikave, mirëpo rezultati mbeti i barabartë deri në minutat e fundit kur Roberto Firmino e shënoi golin e fitores.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, dy trajnerët, Jurgen Klopp dhe Mourinho, patën një bashkëbisedim, ndërsa portugezi më pas tregoi se çfarë i kishte thënë homologut të tij.

“I thash se skuadra më e mirë humbi, kurse ai nuk u pajtua, mirëpo është mendimi i tij”, kishte deklaruar portugezi për Amazon.

Bashkëbisedimin e ka rrëfyer edhe Klopp duke thënë se kishte menduar që Mourinho po bënte shaka kur i tha ashtu.

Lexo po ashtu Mourinho tregon fjalët që ia tha Kloppit në fund të ndeshjes

“Nuk ishte bisedë aspak e nxehtë. Ai nuk ishte i kënaqur, sepse më tha që skuadra më e mirë humbi – ndërsa unë mendova se po bënte shaka! Por, nuk ishte ashtu. Dhe kaq ndodhi”, ka treguar gjermani për BBC Radio 5 Live. /Telegrafi/