Sot në Big Brother VIP Albania nisi emisioni tradicional ‘Big Brother Radio’, ku Vëllai i Madh zgjedh moderatorët dhe ata marrin banorët e tjerë si të ftuar.
Këtë herë, drejtimin e programit e morën Rozana Radi dhe Danja, ndërsa i ftuari i tyre ishte Aldo.
Gjatë bisedës, Danja pyeti Aldon: “Cili është lojtari më tinzar në shtëpi për mendimin tënd?”.
Aldo u përgjigj: “Me tinzar… E di që do të guxoj të them Laerti. Për mua, më tinzari është Laerti. Pritej që të themi Rozanën, pritej që të themi Valbonën, por për mendimin tim është Laerti, sepse është lojtari më i kamufluar.”
Rozana vijoi më tej: “Në çfarë aspekti thua që është i kamufluar në lojë? Për mënyrën se si bën debate, se si i ka kaluar këto 50 e disa ditë në shtëpinë më të madhe në Shqipëri?”.
Aldo argumentoi: “Mënyra se si ka shkuar dinamika e tij me Bonën. Në të njëjtën kohë, duke qenë aktor profesionist, është shumë i kopsitur për të mos lënë gjurmë mbrapa”.
Më tutje ai vazhdon: “Në këtë marrëdhënie që secili e dime tashmë, të gjithë tashmë kanë luajtur me tjetrin, unë mendoj që të dy kanë luajtur, por personi që ka lë më pak shenja pas për ta kapur, për ta zënë gafil, po themi, është Laerti, kështu që, për këtë mendoj që është Laerti.”
Deklarata e Aldos ka ndezur diskutime fansave të spektaklit, duke e përkrahur Aldon në Analizën e tij. /Telegrafi/