Këngëtarja shqiptare me famë botërore, 24 vjeçarja, Rita Ora, siç duket në trupin e saj ka të vendosura shumë tatuazhe.
Secila nga tatuazhet e vendosura në trupin e Rita Orës ka një kuptim të veçantë për të.
Në pjesën e djathtë të shpinës së saj, Ora ka të dizajnuar një figurë nga Kopshti i Afroditës.
Në pjesët e tjera të trupit ka të dizajnuara një trekëndësh, një trëndafil, një pëllumb, emrin e motrës së vetë, Elenas, dhe shkronjën R që nënkupton Rita.
Në veshin e saj ajo ka edhe një “Smile” të cilin e kishte bërë pas ndarjes me DJ Calvin Harris, e për të cilin kishte thënë: “Buzëqeshja tregon se zemra të është thyer”.
Një tatuazh tjetër, ku shihet një figurë e balerinës, Rita ia ka dedikuar shoqes së saj më të mirë, Anda Saku. Ndërkaq në gishtat e saj, Ora, ka të shkruar “Shpresë, dashuri dhe premtim”. Një zemër e zezë e pikturuar në gishtin e saj tregon pjesëmarrjen në filmin “50 Shades Of Grey”.