Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet për atë se cila do të duhej të ishte platforma për temat nacionale qeverisëse të Kosovës?
A duhet të kalojmë nga temat politike në tema që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit?
Në çfarë gjendje është arsimi, shëndetësia, ekonomia e qeverisja në Kosovë e çka duhet të bëhet saktë në dekadën e ardhshme?
A ka qenë Kosova eksperiment në tema si arsim, shëndetësi e politika sociale?
Çfarë ka ndodhur me premtimet për punësim, shëndetësi e arsim?
A duhet të ketë më shumë rol qytetaria aktive dhe pse?
A ka Kosova vizion në tema të mëdha nacionale?
Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Bardha Qirezi – Eksperte e arsimit
Jetmir Bakija – Demokraci Plus
Jeton Mehmeti – Instituti GAP
Hana Xhemajli – Organizata FES
Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të premte në RTV Dukagjini nga ora 21:10. /Telegrafi/