Telegrafi

Cilët janë lojtarët më të shpejtë dhe më të ngadalshëm te Unitedi, sipas Rooneyt (Video)

Wayne Rooney është ngadalësuar në sezonet e fundit, mirëpo ai thotë se vazhdon të jetë njëri prej lojtarëve më të shpejtë të Manchester Unitedi.

Kapiteni i Anglisë iu është përgjigjur disa pyetjeve në një video Facebook Live, ndërsa Ashley Young e ka pyetur se cili është lojtari më i shpejtë te Djajtë e Kuq.

Lexo po ashtu Shikoni çfarë i ndodh Rooneyt në stërvitje – shpreson mos ta ketë parë Mourinho (Video)

30-vjeçari ka thënë se vet ai është akoma ndër më të shpejtit, porse para tij janë Anthony Martial, Antonio Valencia e Luke Shaw.

Ndërsa kur është pyetur se cili është më i ngadalshmi, përgjigjja ishte: Daley Blind. /Telegrafi/