E themeluar në vitin 1993 në qendrën e parë tregtare të Stambollit, sot brendi Oxxo ka gjithsej 49 dyqane për të qenë sa më afër konsumatorëve në vende e qytete të ndryshme.
Madje, përveç dyqaneve të veta, shitjet ndërkombëtare vazhdojnë edhe në pika të shumta në mbarë botën.
Në Kosovë, Oxxo gjendet në Abi Çarshia – qendrën tregtare moderne të hapur, ku ofron një shumëllojshmëri produktesh me çmime të volitshme.
Vlen të ceket se brendi Oxxo që ofron këpucë, çanta, bizhuteri e të brendshme për vajza e gra të reja nga mosha 16-35 vjeç, i ka edhe dizajnerët e vet.
Kjo do të thotë se çdo javë, Oxxo sjell 15-20 dizajne të reja në familjen e produkteve të veta.
Me rëndësi të veçantë në cilësi dhe origjinalitet, Oxxo mbetet brendi i preferuar për vajzat e gratë!