Telegrafi

“Cilën nga opinionistet do ta zgjidhje përsëri?” – Arbër Hajdari befason me përgjigjjen

I ftuar në emisionin Cherry On Top me Bora Zemanin, Arbër Hajdari u përgjigj shumë pyetjeve të ndryshme.

Duke qenë opinionist i tre sezoneve të spektaklit Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari ndau ekperiencat tij gjatë këtyre viteve.

Pasi çdo vit opinionistet janë ndërruar, Arbri tregon se me cilën nga Balina, Zhaklina dhe Ori zgjedh që të punojë përsëri.

Arbri: Nëse do të më pyesje se cila është kolegia që kam shkuar më mirë, është Zhaku.

“Më pëlqente temperamenti i Zhakut, mënyra se si arsyetonte, më pëlqente që ishte një personazh që nuk kishte frikë ta thoshte të vërtetën, një personazh që pavarësisht opinionit publik, e ka thënë gjithmonë të vërtetën ashtu siç e ka menduar ajo”, tha Arbri për Zhaklinën.

Bora: Do ta rizgjidhje domethënë Zhakun?
Arbri: Po, pa dyshim. /Telegrafi/