Site icon Telegrafi

Cilën ndeshje do ta përcjellë Pacolli?

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka përzgjedhur që të udhëtojë në Finlandë për ta shikuar ndeshjen historike të përfaqësueses së Kosovës.

Në të njëjtën kohë, ai i ka uruar sukses Kombëtares shqiptare për ndeshjen kundër Maqedonisë.

“Të dashur miq, sonte do të jem në Turku të Finlandës në mbështetje të djelmoshave të Kosovës që do të shkruajnë historinë në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionat Botëror”.

“T’i mbështesim të gjithë. Gjithashtu fitore presim edhe nga kombëtarja shqiptare në Shkodër”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version