Telegrafi

Me cilën këmbë gjuan Dembele? As ai këtë nuk e di mirë dhe statistikat ia vërtetojnë këtë

Ousmane Dembele ka shënuar numër të njëjtë golash me të dyja këmbët, si me të djathtën ashtu edhe me të majtën.

Ylli 21-vjeçar francez luan njëjtë me të dyja këmbët edhe pse shpesh ka thënë se është i majtë.

Ai mund ta zgjedhë një ndeshje i vetëm më goditjen që ka, pasi shpesh e gjen rrjetën.

Dembele gjatë një goditje nga distanca (Getty Images)

Mbrojtësit nuk e dinë se në cilën këmbë ta ruajnë dhe këtë e dëshmoi gjatë fundjavës.

Dembele asistoi golin e parë të Barcelonës, duke harkuar me këmbën e tij të ‘dobët’, të djathtën.

Edhe pse ai këmbëngul që është i majtë, goditjet e këndit i bën me të djathtën.

Për ta dëshmuar se është i njëjtë me të dyja këmbët e tregon edhe numri i golave të shënuar prej se luan në nivele të larta.

14 gola dhe 14 asistime me këmbën e tij të majtë, 14 gola dhe 14 asistime me këmbën e djathtë.

 

Dembele është në sezonin e tij të dytë në Barcelonë pas një mega-transferim nga Borussia Dortmund në vitin 2017. /Telegrafi/