Cristiano Ronaldo ka dal pozitiv me Coronavirus dhe do të humb të paktën dy ndeshjet e ardhshme të “Zonjës së Vjetër” kundër Crotones në Serie A dhe Dinamo Kievit në Ligën e Kampionëve.
Lojtari është prekur me virus, kur ishte në detyrë me Kombëtaren e Portugalisë dhe tashmë është futur në karantinë.
Andrea Pirlo nuk do të mbështetet te CR7 të paktën për dy ndeshjet e ardhshme. E para vjen në fundjavë jashtë fushës me Crotonen, ndërsa e dyta është në Kiev kundër Dinamos në debutimin e Zonjës së Vjetër në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Juventusi shpreson që Ronaldo të mungojë vetëm në këto dy ndeshje.
Cristiano Ronaldo will need to isolate after a positive COVID-19 test.
Italy’s new quarantine rules require at least a 10-day isolation period.
Juventus play Barcelona in 15 days ⏳ pic.twitter.com/aLYqfXl2IO
— B/R Football (@brfootball) October 13, 2020
Komiteti Teknik-Shkencor në Itali vendosi dje se periudha e karantinës mund të ulet nga 14 në dhjetë ditë, nëse lojtari testohet negativ.
Pra, nëse Ronaldo ka një test negative pas dhjetë ditëve të karantinës ai do të jetë në gjendje të kthehet në aksion kundër Veronës më 25 tetor dhe Barcelonës më 28 tetor. /Telegrafi/