Site icon Telegrafi

Cilat mace dhe qen kurrë nuk duhet t’i përkëdhelni – janë plot krimba dhe parazitë

istockphoto

Veterinerët kanë paralajmëruar për rreziqet

Cilat sëmundje transmetojnë qentë dhe macet?

Kur shohin një mace apo qen, shumica e njerëzve kanë dëshirë ta përkëdhelin kafshën, por në disa raste është më mirë të mos e bëjnë këtë gjë, tërheqin vërejtjen veterinerët.

Macet dhe qentë endacakë mbase duken mjaft të pastër dhe të kuruar, mirëpo kjo nuk ndërron faktin që pothuajse të gjithë janë të infektuar me ndonjë lloj paraziti, paralajmërojnë ata, transmeton Telegrafi.

Përkëdhelja e kafshëve është e dobishme, madje ekzistojnë terapi të cilat bazohen në përkëdhelje të një qeni apo një maceje me qëllim të zbutjes së ankthit.

Mirëpo, nëse fjala është për kafshët endacake, kjo nuk rekomandohet. Këto kafshë mund të jenë të infektuara me krimba dhe parazitë, të cilët kanë formën e vezëve dhe sporet shumë lehtë transmetohen te njerëzit.

Veç kësaj, veterinerët këshillojnë që të mos përkëdhelni kafshë të panjohura, sepse ka mundësi që gjestin tuaj të mirësisë dhe dashurisë ta interpretojnë si agresion.

istockphoto

Nëse provoni të përkëdhelni një kafshë endacake, ajo dorën tuaj të zgjatur mund ta përjetojnë si sulm dhe mund t’ju kafshojë. Kjo ndodh shpesh me kanakarët shtëpiakë, ndërsa me kafshët endacake ndodh edhe më shpesh.

Kafshimi nga kafsha që nuk është vaksinuar është një rrezik i madh për shëndetin dhe nëse ndodh, është e nevojshme të merret vaksina kundër tërbimit.

Pavarësisht se sa shumë i doni kafshët dhe besoni se ato janë më të pastra se njerëzit, veterinerët ende këshillojnë që të lani duart pas kontaktit me to. /Telegrafi/

Exit mobile version