Alergjitë mund të shfaqen në shumë forma dhe mund të prekin çdo pjesë të trupit, por shumë prej nesh mund të mos jemi në dijeni lidhur me simptomat që mund të na i japin.
Alergologu Enis Halimi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur lidhur me alergjitë ndaj polenit, ndaj pluhurit të shtëpisë, pastaj ndaj pickimit të bletës, menaxhimin e rasteve urgjente, simptomat që japin, etj.
“Simptomat janë varësisht cilin sistem të organeve e përfshinë… Kemi alergji ndaj ushqimeve që manifestohen me barkëqitje, me fryerje barku që mund të ngjajë me intolerancë ushqimore, infeksione e që mund të përzihen në procesin diagonostik…”, tha ai.
Halimi tutje tregoi se alergjitë tjera mund të jenë nga ‘pluhuri i shtëpisë’, nga poleni e që pastaj përfshijnë një gamë të madhe të simptomatologjisë.
“Rrjedhje hunde, zënie hunde, teshtima, kollitje, kruarje e qiellzës së sipërme, kruarje e veshit, lotim, etj”, tha alergologu.
Ai tregoi edhe për simptomat që mund t’i kemi në lëkurë.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/