Site icon Telegrafi

Cilat janë simptomat e një infeksioni në organizëm? Flet doktor Krasniqi

Infektologu Valbon Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për simptomat që mund t’i kemi kur organizmi përballet me ndonjë infeksion.

Krasniqi theksoi në fushën e infektives, simptomat i ndajnë në të përgjithshme dhe simptoma specifike të sëmundjes.

“Simptomat e përgjithshme të sëmundjes infektive janë pak a shumë të njëjta te shumica e sëmundjes infektive me disa dallime të vogla sipas sistemeve se ku prek sëmundja. Por, simptomat më e përgjithshme dhe simptomat më markante e sëmundjes infektive janë ethet dhe temperatura…”, tha ai.


Krasniqi më tej tha se shenjat tjera janë lodhja, plogështia, kokëdhimbja, ndryshimet në analiza, etj.

Podcastin e plotë ku infektologu Krasniqi flet për sëmundjet infektive e simptomat, pastaj dallimin midis gripit dhe flamës, rezistencën antimikrobike, meningjitin, linë e ujit, etj mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version