Site icon Telegrafi

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë” psikologia Antigona Qenaj ka folur për rëndësinë që duhet t’i kushtojmë shëndetit mendor dhe kujdesit ndaj vetes.

Qenaj ka folur për stresin, sulmet e panikut, por ka sqaruar gjerësisht edhe për depresionin.

Ajo sqaron edhe simptomat që mund t’i ketë një person që është në depresion.

“Depresioni është ajo gjendje ku personi mbyllet në vetvete, ku nuk ka energji për me i kry aktivitetet e përditshme. Një gjendje ku ka çrregullime të gjumit, personat me depresion shumë shpesh kanë nevojë me qëndru gjatë natës të zgjuar dhe flenë ditën… Jo rrallë po e shohim sot që njerëzit po rrinë shumë natën…”, tha ajo.


Psikologia tutje tha se varësisht prej shkallës së depresionit, personi ka edhe mendime negative, humb vetëbesimi, ndihet i pavlerë.

“Është gjendje ku personi nuk arrin me u përqendrua, ndjehet sikur iu kanë shpenzuar energjia”, u shpreh ndër të tjera psikologia Qenaj.

Podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”, me autore Besnike Salihu, ku psikologia Antigona Qenaj flet për kujdesin ndaj vetes, stresin, sulmet e panikut, ankthin e depresionin mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version