Site icon Telegrafi

Cilat janë mundësitë për in-vitro të suksesshme?

Infertiliteti është sëmundje heterogjene me etiologji shumëdimensionale që prek rreth 22% të popullatës riprodhuese.

Mundësia për infertilitet varion në disa rajone dhe shtete të ndryshme, por në të gjitha rastet, është rritur numri i çifteve të cilët vizitojnë qendrat që ndihmojnë riprodhimin.

Shumë nga pacientët mendojnë se in-vitro ka sukses. Shumica mendojnë se in-vitro ka sukses në 80% të rasteve.

Në realitet gjerat janë më ndryshe se sa duken. Edhe një çift i ri infertil që mundohet të riprodhojë në formë natyrale ka nivel të suksesit prej 15-20%. Suksesi në fertilitet nvaret nga shumë elemente, siç janë mosha, lartësia dhe pesha e trupit (body mass index), rezerva ovariale; numri, lëvizshmëria dhe morfologjia e spermatozoideve, historia e riprodhimit (viti i trajtimit të sterilitetit, shtatëzënia, aborti spontan dhe tjera).

Gratë me mundësitë më të mira për sukses nga një in-vitro proces, gjatë një cikli kanë sukses prej 40%. Mesatarja e grave që kanë sukses nga procesi in-vitro është 25-30%. Kjo mesatare mund të ndihmojë në sjelljen e vendimit për të vazhduar me tentimet për in-vitro dhe mos të dekurajohen pas një tentimi të dështuar.

Lexo po ashtu Infertilitetit mashkullor, si ta parandalojmë dhe si ta zgjidhim këtë problem

Lexo po ashtu Kthimi i embrioneve në ditën e tretë në procesin in-vitro

Nëse ju ndodh që të keni një apo disa in-vitro të pasuksesshme, kërkoni ndihmë nga mjeku juaj në lidhje kualitetin e embrioneve, protokollin e stimulimit si dhe njësinë e terapisë hormonale që shfrytëzohet, madhësia e endometriumit, historia e sterilitetit, për të kuptuar për mundësitë reale për të pasur fëmijë dhe aktivisht të merrni pjesë në procesin e prindërimit me trajtimin e radhës in-vitro.

Pacientët gjithashtu duhet të njoftohen me rreziqet e fekondimit invitro si dhe mundësitë për hiperstimulimin e vezoreve, shtatëzanija me binjeq si dhe shtatëzanija ektopike që mund të ndodh me ndërhyrje me operim.

New Born Clinic është institucion privat shëndetësor që ndihmon çiftet në procesin e fekondimit me metodat më të reja. Gjendet në bulevarin Ilinden numër 107 në Shkup. Kontakt telefoni +389 (0) 2 2734 350; +389 (0) 77 443 443 apo mund t’i kontaktoni edhe me email: contact@newborn.mk

 

Exit mobile version