Site icon Telegrafi

Cilat janë fazat e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit

Pasi kabineti qeveritar i Izraelit miratoi marrëveshjen me Hamasin për një armëpushim në Gaza, ka shumë pasiguri për atë që vijon tani.

Gjithashtu ka pak detaje për të ardhmen e Gazës – nga mënyra se si do të qeveriset, deri te ndonjë garanci se kjo marrëveshje do t’i japë fund të përhershëm luftës.

Lexo po ashtu Hamasi: Lirimi i pengjeve varet nga numri i palestinezëve të liruar

Megjithatë, marrëveshja ka paraparë tre faza dhe do të zhvillohen si më poshtë.

Faza e Parë

Brenda gjashtë javëve, pritet lirimi i 33 pengjeve, duke përfshirë gratë (edhe ushtaret femra), fëmijët dhe burrat mbi 50 vjeç.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë midis 990 dhe 1,650 të burgosur palestinezë, shkruan skynews.

Për çdo peng civil të liruar, Izraeli do të lirojë 30 të burgosur palestinezë.

Lexo po ashtu Si një koment i Trump "e detyroi" Netanyahun të pranonte armëpushimin e Gazës

Për çdo ushtare grua izraelite të liruar, do të lirojë 50 të burgosur palestinezë.

Faza e Dytë

Do të fillojnë negociatat për lirimin e të gjithë pengjeve të mbetur, përfshirë ushtarët meshkuj izraelitë.

Po ashtu, parashikohet tërheqja e plotë e trupave izraelite nga Gaza.

Faza e Tretë

Kjo fazë përfshin rindërtimin e Gazës dhe kthimin e trupave të pengjeve të mbetura.

Mbikëqyrja e kësaj faze do të bëhet nga Egjipti, Katari dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/

Exit mobile version