Shqipëria mbrëmë pësoi humbje kundër Bosnje-Hercegovinës.
Në shkallët e stadiumit nuk kishte shumë shikues, por kjo nuk ka dekurajuar të shkojnë ta shohin ndeshjen prej së afërmi edhe dy këngëtare shqiptare.
Në këtë takim ishte e pranishme edhe Shkenda Dubova me të dashurin e saj, Labin ndërsa më e zjarrtë duket se ishte këngëtarja FiBi.
Kjo e fundit, e cila në realitet quhet Daniela Kamberi, ka publikuar edhe një fotografi me fanellën e Armando Sadikut, për të cilin ka bërë tifozeri dhe i cili e shoqëruar bukuroshen para ndeshjes.
Ndryshe, kombëtarja shqiptare pësoi humbje me rezultat 2-1, ku golashënues për boshnjakët ishin Edin Dzeko dhe Sead Lulic ndërsa të vetmin gol për kuqezinjtë e realizoi Bekim Balaj. /Telegrafi/