Site icon Telegrafi

Cila është temperatura më e ulët e shënuar ndonjëherë në Maqedoni?

Para 60 viteve, më 27 janar është regjistruar temperatura më ulët ndonjëherë në Maqedoni. Në Berovë në vitin 1954 janë regjistruar temperatura prej -31,5 gradë celcius, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temperaturë e tillë është evidentuar si më e ulëta në Maqedoni, prej vitit 1925 e këndej. Ndërsa sa i përket borës, më shumë është regjistruar në Kodrën e Diellit me 215 centimetra.

Sot më ftohtë ka qenë në Berovë me 28 gradë, ndërsa në qytetet tjera Manastir -24, Tetovë -22, Krushuevë -22, Shkup -21./Telegrafi/

Exit mobile version