Site icon Telegrafi

Cila është teknika më e mirë e pastrimit të dhëmbëve, tregon stomatologu Hoxha

Stomatologu Getoar Hoxha në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, ka treguar se cila është teknika më e mirë e pastrimit të dhëmbëve, brushën adekuate, etj.

Ai bëri të ditur se në shumicën e rasteve preferohen brusha me fortësi të mesme, por ajo varet nga gjendja e dhëmbëve të pacienti.

Sipas tij, dhëmbët duhet të pastrohen deri në 2 minuta, ndërsa potencoi se ka shumë rëndësi teknika e pastrimit të dhëmbëve.

“Pra, dhëmbët duhet të pastrohen në atë mënyrë që kur i pastrojmë të nofullës së sipërme lëvizjet duhet të jenë të kombinuara rrethore nga lartë-poshtë që me i largu mbetjet e ushqimit…

Dhe anasjelltas poshtë, rrethore e kombinuara nga poshtë-lartë që me i largu ushqimin që kanë mbetur”, tha ai.

Stomatologu Hoxha tutje theksoi se 2 minuta, 2 herë në ditë është e domosdoshme, por nëse përdoren ushqime ngjitëse, si ‘qipsa’, e sheqer atëherë duhet të lahen edhe pas ushqimit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version