Site icon Telegrafi

Cila është pozita më e shëndetshme për të fjetur?

Nëse zgjoheni të freskët dhe të gatshëm për të filluar ditën, kjo do të thotë se keni bërë një gjumë komod. Sidoqoftë, nëse është e kundërta e kësaj, kjo mund të jetë si pasojë e pozitës në të cilën keni fjetur.

Pra, cila është pozita më e shëndetshme për të fjetur?

Të fjeturit të shtrirë në shpinë

Kjo është më e përsosura nga të gjitha pozitat, përveç nëse keni probleme të mëdha me gërhitjen. Me këtë pozitë mund ta parandaloni dhimbjen në qafë dhe shpinë, si dhe mund t’i zvogëloni rrudhat, transmeton Telegrafi.

Të fjeturit në anën e majtë apo të djathtë

Edhe pse kjo pozitë është e dëmshme për gjokset dhe fytyrën, kjo e zvogëlon gërhitjen dhe zbaticën acide. Kjo pozitë është më e mira për gratë që janë shtatzënë.

Të fjeturit në pozitën fetale

Edhe kjo pozitë është e dëmshme, përveç nëse jeni shtatzënë. Kjo pozitë i rritë dhimbjet e nyejve nëse vuani nga artriti dhe mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen.

Të fjeturit në bark

Nëse kjo është pozita juaj e preferuar, atëherë është koha ta ndryshoni. Të fjeturit në stomak shkakton dhimbje në nyej dhe muskuj. Pasi që koka është e vendosur në një anë, kjo shpin në dhimbje të qafës. Veç kësaj, ju nuk keni pozitë neutrale të shpinës dhe kjo nuk është aspak e mirë për shpinën. /Telegrafi/

Exit mobile version