Cila është shpejtësia ideale gjatë ngasjes për të kursyer para? Cila është shpejtësia më ekonomike për veturën tuaj?
Shumë shoferë kanë filozofinë e tyre për këtë, por ka rregulla që tashmë janë vërtetuar, transmeton Telegrafi.
Për shumicën e automjeteve, përgjithësisht strategjia më e mirë e ekonomisë së karburantit është:
Shpejtoni sa më shpejt
Kaloni në “shpejtësinë” më të lartë
Ngisni deri në 90 km/h
Mbani shpejtësinë e motorit midis 1500 dhe 2500 rpm
Në këtë mënyrë, konsumi i karburantit është më i ulëti, dhe motori është më pak i ngarkuar.
Sa i përket vozitjes në autostradë, organizata gjermane TÜV rekomandon:
Një shpejtësi prej 70 deri në 80 për qind të shpejtësisë maksimale të makinës
Mos i kaloni 130 km/h
Ky rregull vlen veçanërisht për makinat më të dobëta, të cilat nuk kanë shpejtësi maksimale të lartë.
Për shembull: Një veturë me shpejtësi maksimale 150 km/h duhet të lëvizë ndërmjet 105 dhe 120 km/h në mënyrë që të ruajë konsumin optimal të karburantit. /Telegrafi/