Kombëtarja e Shqipërisë mbetet ekipi i vetëm që e ka mposhtur kampionin e ri të Evropës, Portugalinë, duke llogaritur fazën kualifikuese dhe atë finale të ‘Euro 2016’.
Një gol i Bekim Balajt në minutën e 52-të në kuadër të Grupit I, i shkaktoi humbjen e vetme në kualifikime përfaqësueses së Cristiano Ronaldos.
https://youtu.be/228K0PEwIGE
Shtatë ndeshjet tjera të grupit, portugezët i fituan, ndërsa sukses të njëjtë patën edhe në ‘Euro 2016’, ku arritën të fitojnë titullin e më të mirit.
MOS E HUMBNI: Francë-Portugali në finale, por Shqipëria i ka mposhtur të dyja (Video)
Fazën e grupeve, Portugalia e kaloi me tri barazime, ndërsa me barazim në kohën e rregullt, por me fitore në vazhdime eliminoi Kroacinë nga 1/8 e finales.
Në çerekfinale me penalti eliminoi Poloninë, ndërsa gjysmëfinalja ishte ndeshja e vetme që përfundoi në kohën e rregullt në favor të Portugalisë. Aty ata mposhtën 2-0 Uellsin.
Finalja, po ashtu, në kohën e rregullt përfundoi pa gola, ndërsa në vazhdime portugezët fituan 1-0 ndaj Francës për t’u shpallë kampion.