Përveç se një profesion i rrallë, ajo mbetet njëra nga punët me më shumë përgjegjësi, deri në atë masë së që nga mos/kujdesi varen direkt edhe jetët e njerëzve.
Kontrollorët e trafikut ajror janë ata që në përgjegjësinë kryesore të tyre është shmangia e përplasjes ndërmjet fluturakeve në hapësirën ajrore apo në tokë.
Në një intervistë për Telegrafin, Zgjim Topxhiu, kryetar i Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës, ka treguar për detyrat që i kryejnë kontrollët ajror.
“Përgjegjësi tjetër e tyre është që trafiku me u procesu me shpejtësi dhe të kujdesen për mospasjen e vonesave, si dhe njëkohësisht siguria të jetë në nivel”, ka sqaruar Topxhiu.
Ai ka theksuar se me rritjen e operimeve dhe udhëtarëve rritet edhe niveli i stresit, për shkak të numrit të madh sipas tij, të fluturakeve në hapësirën e që duhet të ndahen prej njëra tjetrës për të mos u ndëshur në mes tyre dhe njëherit për të arritur me kohë në destinacionin e paraparë.
“Për shkak të ngarkesës që e ka natyra e punës, ne i kemi të rregulluara edhe pauzat. Ta zëmë gjatë dy orëve kemi pauzë gjysëm ore e kur ka fluks më të madh të udhëtimeve ndodhë të pushojmë edhe një orë, ku i kemi edhe dhomat për pushim dhe relaksim”, ka thënë Topxhiu.
Ai ka sqaruar se secili kontrollor punën e tij e bën së bashku më një bashkëpunëtor i cili sipas tij, e asiston atë në koordinimin dhe eliminimin e lëshimeve të mundshme.
Topxhiu ka folur edhe për trendin e ikjes së kontrollorëve të trafikut ajror nga Kosova, duke thënë se krejt kjo po vie se rezultat i mosplotësimit të disa kërkesave të cilat ata i kanë parashtruar në institucionet e Kosovës tash e disa kohë. /Telegrafi/