Dhurata Dora i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me Masarin.
Këngëtarja Dhurata Dora i ka dhënë fund lidhjes me Masar Shehun, i cili gjithnjë ishte pranë saj.
Sipas burimeve të Bluetooth, ata janë ndarë për shkak se Dhurata ka pasur mosmarrëveshje me Masarin dhe shkak ka qenë karriera dhe paratë.
Gjithashtu, persona pranë tyre kanë treguar se arsye mund të ketë qenë edhe xhelozia e tij, pasi ai e ka ndjekur këngëtaren në të gjitha koncertet e saj.
Tani ai ka vendosur të përkushtohet në studimet e tij për dentist, gjë që e ka pasur të pamundur derisa ishte duke përcjellë këngëtaren. /Telegrafi/