Mekaniku i paemëruar që po rregullonte gomën e një veture, në një rrugë të Britanisë së Madhe, ka pasur një reagim të çuditshëm, kur një çiklist u përplas për të.
Derisa po ngiste me shpejtësi të konsiderueshme, pësoi aksident në cepin e një muri dhe goditi punonjësin duke ia përplasur kokën për veture, transmeton Telegrafi.
“Pse po vjen kaq shpejtë”, ka thënë mekaniku i zemëruar, duke ia hedhur biçikletën edhe pse ai i kërkonte falje.
Ngjarja ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, por për shkak të reagimit të tij qesharak, është bërë virale pas një kohe, duke u pasur edhe shumë reagime pozitive. /Telegrafi/
https://youtu.be/KCQxd_m2Rhk