Telegrafi

Çiklisti që shkaktoi zemërim tek opinioni publik në Belgjikë, rrëzoi pesëvjeçaren që “ia kishte zënë” rrugën

Një çiklist ka nxitur reagime të ashpra në Belgjikë, pasi përdori gjurin e tij për të rrëzuar një fëmijë në tokë që ia kishte bllokuar rrugën, derisa ai kishte dalë për shëtitje në një zonë malore.

Pamjet e këtij momenti janë publikuar më poshtë dhe shfaqin çiklistin i cili me qëllim e godet me gju vajzën e vogël, e pamjet janë filmuar nga babai i saj, transmeton Telegrafi.

Çiklisti është identifikuar nga policia, ka bërë të ditur gjykatësi belg. Pamjet janë filmuar në ditën kur po festohej Krishtlindja në një park në Baraque Michel të Belgjikës.

Vogëlushja dukej shumë e lumtur karshi një gruaje dhe një fëmije tjetër, kur nga pas i erdhi çiklisti i cili në shenjë “revolte” që ia kishte zënë rrugën, e goditi me gju duke e rrëzuar në tokë.

Ai në vend që të priste që vogëlushja të largohet e goditi, e mediat lokale kanë zbuluar identitetin e pesëvjeçares për të cilën thonë se quhet Neia. /Telegrafi/