Në Wroclaw të Polonisë, një çiklist është vënë pas dy femrave të cilat ia kishin vjedhur çantën një vajze 17-vjeçare.
Burri që mbetet i paemëruar, ka qenë duke bërë xhiro në qytetin e vjetër, kur e ka dëgjuar thirrjen për ndihmë, transmeton Telegrafi.
Kamera e vendosur në biçikletë, e ka regjistruar kohën kur ai e ka kthyer rrugën, duke iu vënë pas plaçkitëseve, derisa i ka qëlluar në shpinë për t’i rrëzuar në tokë.
“Policia erdhi menjëherë dhe arrestoi 19 dhe 23-vjeçaren, ndërsa çanta me të gjitha gjësendet iu kthye pronares”, ka shkruar ai në një koment në YouTube. /Telegrafi/