Trafiku i veturave nëpër qendra e mëdha, mund të jetë shumë i bezdisshëm për shoferët, por njëjtë ndodhë edhe më çiklistët, të cilëve u zihet rrugë.
I nervozuar nga kjo situatë, një çiklist nga Londra, ka vendosur një bori të fuqishme në biçikletë, të cilën e ka shtypur sa herë që dikush i dilte përpara, transmeton Telegrafi.
Megjithëse ishte në shtegun e tij, ai u desh ta shtypte disa herë dhe t’ju tërhiqte vërejtjen, sepse nuk mund të kalonte lirshëm.
“Boria do duhet të ishte edhe më e zëshme” si dhe “dikush ka mundur edhe të pësoi sulm në zemër”, ishte dy prej komenteve të ndryshme rreth ngjarjes.
Në anën tjetër, ka pasur kritika, se kjo i ka shqetësuar ata, teksa disa dolën edhe në rrugë nga tronditja që pësuan. /Telegrafi/
https://youtu.be/sOFwOBH-N_g