Telegrafi

Çiklisti hutoi të pranishmit, ngiste i zhveshur në mes të ditës (Video)

Të pranishmit që ndodheshin mbi një urë ta sapondërtuar në Sunderland të Anglisë, mbetën të hutuar nga një çiklist që ngiste i zhveshur.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës, derisa në atë zonë po udhëtonin shumë familjarë, transmeton Telegrafi.

“Qenka një legjendë moderne, kjo urë e re, duhet të mbajë emrin e tij” ka shkruar një komentues.

Në anën tjetër, forcat e rendit janë vënë në kërkim të çiklistit, meqenëse nudizmi është i ndaluar në publik. /Telegrafi/