Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë teksa po ngiste biçikletën.
“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një çiklist, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendngjarje ka humbur jetën çiklisti, viktima mashkull/kosovar i moshës 65-vjeçare,” tha Zahiti.
Njësitë përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Për rastin ka reaguar edhe Hoxhë Fatmir Latifaj.
“Baci Met, veç sa e falëm bashkë Jacinë. Allahu na pranoftë edhe u përshëndetem por nuk e dita që do të ishte selami ynë i fundit në këtë dynja! Baci Met, na bon hallall! Na bashkoftë Allahu xhenet! Amin”, shkroi Latifaj.