Ky është momenti kur një çiklist aksidentohet keq me një veturë duke fluturuar me biçikletë mbi automjet.
Çiklisti, emri i të cilit në Twitter është BrokenLegs, postoi momentin e përplasjes pasi e filmoi atë me kamerën e tij GoPro, transmeton oranews.
Videoja tregon çiklistin duke ecur me shpejtësi në korsinë e biçikletave në Londër, kur një veturë kthehet në kryqëzim duke i dalë atij para dhe duke e hedhur në ajër.