Telegrafi

Çiklisti befasoi kalimtarët, transportoi një pjesë të oxhakut duke e mbajtur në kokë (Foto)

Nganjëherë, kur dëshiron të përfundosh punën, duhet që gjithçka të bësh vet.

Kështu besohet se ka dashur të veproi edhe një çiklist nga Mançesteri i Anglisë, që e transportoi pjesën e përparme të një oxhaku, të future në kokë, transmeton Telegrafi.

“Ishte shumë e këndshme, andaj nuk munda të mos e fotografoj, ka thënë një shoferë, që e ka ndaluar veturën për ta parë të gjithë skenën.

Madje, burri në këtë mision të pazakont, dukej në humor të mirë dhe e shikoi nga afër atë, për të vazhduar me ngasjen.

Imazhi është shpërndarë në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar komplimentet, për përkushtimin. /Telegrafi/