Nuk është e nevojshme që të jemi politikanë apo ambasadorë për të promovuar heqjen e barrierave sociale dhe kulturore. Iniciativa “U ACT” në kuadër të projektit “Social Act” që implementohet prej Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatar sot organizoi në Pejë mini-maratonën “N’vrap me çikat”.
“Çikat e Pejës na e zbardhën fytyrën”, kjo ishte motoja e mini-maratonës prej 5 km në Pejë, në mbështetje të olimpistes Gresa Bakraqi, e cila i printe vrapimit dhe doli fituese e garës
Gara “N’vrap me Çikat” promovoi gjithëpërfshirjen sociale gjinore të funksionon të masovizimit të sportit për gratë dhe vajzat
Qëllimi kryesor i kësaj gare ishte fuqizimi i gruas për pjesëmarrje më masive në aktivitete sportive dhe promovimi i gjithë përfshirjes sociale e gjinore.
Organiztorët e minimaratonës, “U Act”, shpresojnë që nëpërmjet kësaj maratone simbolike të inspirohen shumë vajza dhe gra të Kosovës dhe të gjithë botës, që të merren me aktivitete të ndryshme sportive, dhe jo të limituar në vrapim.
“Mesazhi është i qartë: Sporti nuk ka gjini, andaj eja edhe ti që të ketë pjesëmarrje sa më të madhe të grave, e që mesazhi të përcillet te sa më shumë vajza të reja anë e mbanë Kosovës”, thuhet në njoftim.
“U Act“ është një grup i vullnetarëve nga Komuna e Pejës që janë të angazhuar në kuadër të projektit “Social Act” i cili implementohet nga organizata PEN në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Pejës, e që për qëllim ka gjithë përfshirjen sociale dhe barazinë gjinore.
Ky grup i të rinjve kanë identifikuar si një problem shqetësues në komunitetin e tyre mungesën e angazhimit të vajzave dhe grave në aktivitete sportive dhe për këtë arsye organizuan mini-maratonën “N’Vrap me Çikat”. /Telegrafi/